Fadil Geci: Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese, krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtetin

Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, është deklaruar para mediave lidhur me qëndrimin e familjes së tij ndaj shtetit të Kosovës, duke theksuar se angazhimi dhe vuajtjet e tyre ndër vite kanë qenë për shtetndërtimin dhe mbrojtjen e tij. “Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese. Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin…

Lajme

14/10/2026 14:06

Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, është deklaruar para mediave lidhur me qëndrimin e familjes së tij ndaj shtetit të Kosovës, duke theksuar se angazhimi dhe vuajtjet e tyre ndër vite kanë qenë për shtetndërtimin dhe mbrojtjen e tij.

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese. Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim”, ka deklaruar Geci.

Ai ka theksuar se familja e tij do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, duke e cilësuar shtetin si qëllimin për të cilin kanë sakrifikuar.

“Krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet. E duam shtetin”, ka thënë Geci. /Lajmi.net/