Basha: Rruga në Malësinë e Zhegocit është drejt përfundimit, është investim prej rreth 2 milionë eurosh

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se rruga në Malësinë e Zhegocit në Gjilan është drejt përfundimit. Ai ka thënë se projekti përfshin 10.13 kilometra rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh dhe po hyn në fazën përfundimtare, shkruan lajmi.net. “Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit…

Lajme

14/10/2026 09:10

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se rruga në Malësinë e Zhegocit në Gjilan është drejt përfundimit.

Ai ka thënë se projekti përfshin 10.13 kilometra rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh dhe po hyn në fazën përfundimtare, shkruan lajmi.net.

“Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Gjilanit, duke përmirësuar lidhjen ndërmjet vendbanimeve dhe duke krijuar kushte më të mira e më të sigurta për qarkullimin e banorëve. Investimet tona vazhdojnë, nga qendrat urbane deri në zonat më të thella të vendit, sepse zhvillimi i infrastrukturës duhet të arrijë në çdo cep të Kosovës”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: