Defekti te Pallati i Rinisë lë pa ujë një pjesë të madhe të Prishtinës, ekipet në terren për riparim
Ekipet teknike janë duke punuar në terren për sanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë. Defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa si pasojë e tij, një pjesë e madhe e qytetit ka mbetur pa furnizim me ujë. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar…
Lajme
Ekipet teknike janë duke punuar në terren për sanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.
Defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa si pasojë e tij, një pjesë e madhe e qytetit ka mbetur pa furnizim me ujë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet janë angazhuar për riparimin e gypit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë punën intensive të ekipeve teknike për sanimin e defektit.
Deri në përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë në zonat e prekura mund të mbetet i ndërprerë.