KEK: Njësia A5 në startim, mund të ketë më shumë tym

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot ka filluar procesi i startimit të njësisë A5 të termocentralit Kosova A.   Sipas njoftimit, gjatë kësaj faze tymi më i theksuar është pjesë e procesit teknologjik që mund të vërehet, deri në arritjen e parametrave të nevojshën për stabilizimin e njësisë. “KEK kërkon mirëkuptimin e…

Lajme

12/10/2026 10:44

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot ka filluar procesi i startimit të njësisë A5 të termocentralit Kosova A.

 

Sipas njoftimit, gjatë kësaj faze tymi më i theksuar është pjesë e procesit teknologjik që mund të vërehet, deri në arritjen e parametrave të nevojshën për stabilizimin e njësisë.

“KEK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të Komunës së Obiliqit, gjatë zhvillimit të këtij procesi”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.