Rita Ora në skenë me Yll Limanin në Londër?

Një postim i publikuar së fundmi në TikTok ka ngritur pikëpyetje nëse Rita Ora mund të jetë pjesë e koncertit të Yll Limanit në Londër më 23 tetor. Aludimi nisi pasi një fanpage që mban emrin e Yll Limanit publikoi një video ku shfaqej fotografia e Rita Orës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Rita Ora pjesë…

ShowBiz

10/10/2026 15:55

Një postim i publikuar së fundmi në TikTok ka ngritur pikëpyetje nëse Rita Ora mund të jetë pjesë e koncertit të Yll Limanit në Londër më 23 tetor.

Aludimi nisi pasi një fanpage që mban emrin e Yll Limanit publikoi një video ku shfaqej fotografia e Rita Orës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Rita Ora pjesë e koncertit në Londër më datën 23 tetor!”.

Postimi nuk është bërë nga vetë Yll Limani dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga artistët apo ekipet e tyre.

Megjithatë, thashethemi ka tërhequr vëmendjen e fansave, sidomos për shkak të bashkëpunimit të mëparshëm mes dy artistëve.

Në nëntor të vitit 2025, Rita Ora dhe Yll Limani publikuan këngën “All Natural”, një projekt që u prit me interes të madh nga publiku shqiptar dhe që solli për herë të parë dy artistët së bashku në një këngë.

Ndërkohë, Yll Limani po përgatitet për koncertin e 23 tetorit në sallën Troxy të Londrës, pjesë e turneut të tij ndërkombëtar.

Pikërisht kjo ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se Rita mund të shfaqet si e ftuar surprizë në skenë.

Për momentin, megjithatë, nuk ka asnjë informacion zyrtar që e konfirmon një paraqitje të tillë.

Nëse bëhet fjalë për një surprizë të vërtetë për publikun apo thjesht për një dëshirë të fansave që ka marrë hov në rrjetet sociale, mbetet për t’u parë.