Gjini: Koha e bllokadave mbaroi, ne nuk hymë në lojëra të diktuara për pushtet – Aleanca mbetet opozitë e pakompromis
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të konsolidimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Gjini ka uruar presidenten e re, duke thënë se përfundimi i bllokadave politike është lajm i mirë për stabilitetin dhe qytetarët e Kosovës. Ai ka deklaruar se Aleanca…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të konsolidimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.
Gjini ka uruar presidenten e re, duke thënë se përfundimi i bllokadave politike është lajm i mirë për stabilitetin dhe qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se Aleanca nuk ka hyrë në, siç i quan ai, “lojëra të diktuara për pushtet” dhe se pas zgjedhjeve ka ofruar mbështetje pa kushte, duke e cilësuar qëndrimin e partisë si parimor.
Sipas Gjinit, tash përgjegjësia u takon atyre që kanë marrë pushtetin.
“Koha e bllokadave mbaroi dhe përgjegjësia absolute u mbetet atyre që morën pushtetin”, ka shkruar Gjini.
Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të fokusohet në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët nëpër komunat e Kosovës, ndërsa në Kuvend dhe institucionet tjera, sipas tij, do të veprojë si “opozitë e pakompromis”.
Gjini ka thënë se partia e tij do të reagojë ndaj shkeljeve që, sipas tij, mund të ndodhin në institucionet e vendit, duke përfunduar me mesazhin: “Nuk ka më hapësirë për arsyetime!”