Lirohet nga akuza Alban Bibaj, ngarkohej se bëri thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad
Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka liruar nga akuza Alban Bibajn, i akuzuar për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Shpallja e vendimit u bë nga kryetari i trupi gjykues Kushtrim Shyti, dhe anëtarët Avni Syla dhe Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“. Gjykatësi Shyti tha se nga provat personale dhe materiale të administruara, nuk është…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka liruar nga akuza Alban Bibajn, i akuzuar për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Shpallja e vendimit u bë nga kryetari i trupi gjykues Kushtrim Shyti, dhe anëtarët Avni Syla dhe Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjykatësi Shyti tha se nga provat personale dhe materiale të administruara, nuk është provuar se Bibaj ka kryer veprën penale.
Pala e pakënaqur, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi që të pranohet vendimi me shkrim nga palët.
Shpenzimet e procedurës bien ne barrë të buxhetit të gjykatës.
Prezent në shpallje ishte i akuzuari Bibaj me avokatin e tij, Blerim Bajrami.
Në seancën fillestare më 21 gusht 2025, Bibaj u deklarua i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të ngritur më 13 gusht 2025, Alban Bibaj akuzohej se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare. Aty thuhet se prej vitit 2019 e deri më 22 maj 2025 përmes rrjetit social Facebook, në profilin e tij me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë postime me përmbajtje nixitëse, përmes së cilave ka bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftën për xhihad, si dhe postime tjera ku shpërfaq thirrje të fuqishme të ekstremizmit fetar dhe publikish përkrah veprimet të cilat janë bërë nga sheti islamik “ISIS” si dhe duke bërë thirrje për të kundërshtuar sistemin demokratik, simbolet shtetërore si dhe Ligjet që votohen apo burojnë nga Parlamenti apo Qeveria e vendit dhe se duhet të pranohen vetëm ligjet e “Sheriatit”.
Aktakuza thotë se ai ka publikuar fotografi të ISIS-it, flamuj tjerë kombëtarë të kryqëzuar, materiale propagandistike, video me persona të ndryshëm të radikalizuar, nga të cilat postime potencialisht mund të prish rendin publik.
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, par.1 të Kodit Penal.