Adrola përkrah Trimin në vendimin e tij për t’u shkëputur nga koncertet

Adrola Dushi ka përkrahur partnerin e saj, Capital T, në vendimin e këtij të fundit për të pauzuar nga koncertet. Në një postim të gjatë, Trim Ademi bëri me dije se këtë vit nuk ishte aktiv me koncerte, derisa po punonte në albumin e tij të ri, shkruan IndeksOnline. “Pas kaq shumë vitesh me koncerte,…

ShowBiz

08/10/2026 09:05

Adrola Dushi ka përkrahur partnerin e saj, Capital T, në vendimin e këtij të fundit për të pauzuar nga koncertet.

Në një postim të gjatë, Trim Ademi bëri me dije se këtë vit nuk ishte aktiv me koncerte, derisa po punonte në albumin e tij të ri, shkruan IndeksOnline.

“Pas kaq shumë vitesh me koncerte, udhëtime, net pa gjumë, skena, festivale, qytete, shtete dhe mijëra njerëz përballë meje, këtë vit mora një vendim të vetëdijshëm: të mos bëja performanca.

Një pjesë e këtij vendimi erdhi duke parë situatat nëpër të cilat po kalojmë si popull. Ka momente kur muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon. Ndonjëherë duhet të ndalesh, të shikosh përreth dhe të kuptosh se çfarë po ndodh jashtë botës tënde” shkroi ai në një postim të gjatë.

Për këtë gjë, krenare po ndjehet Adrola.

Duke shpërndarë postimin e Trimit, ajo ka shkruar se ky është burri i saj.

“Ky është burri im. Jam jashtëzakonisht krenare” shkroi ajo.