Kurti pas zgjedhjes së Presidentes: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas përfundimit të procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit, tashmë duhet të nisë puna pa pengesa në shërbim të qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmendur konstituimin e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentes së re…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas përfundimit të procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të vendit, tashmë duhet të nisë puna pa pengesa në shërbim të qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmendur konstituimin e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës.
“Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, duhet të shtohet angazhimi dhe të mos humbet kohë.
“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës”, ka shkruar Kurti.
Në fund, kryeministri Kurti ka uruar të gjithë për përfundimin e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve. /Lajmi.net/