Këta janë policët që do ta ruajnë Presidenten Shiroka-Pula, mes tyre edhe një grua

Pjesëtarët e Njësisë për Mbrojtje të Afërt të Policisë së Kosovës kanë publikuar një fotografi me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në mesin e pjesëtarëve të ekipit që do të kujdeset për sigurinë e presidentes së re është edhe një police. Fotografia është publikuar para ceremonisë së inaugurimit të Shiroka-Pulës, e cila sot…

Lajme

07/10/2026 16:50

Pjesëtarët e Njësisë për Mbrojtje të Afërt të Policisë së Kosovës kanë publikuar një fotografi me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në mesin e pjesëtarëve të ekipit që do të kujdeset për sigurinë e presidentes së re është edhe një police.

Fotografia është publikuar para ceremonisë së inaugurimit të Shiroka-Pulës, e cila sot ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Njësia për Mbrojtje të Afërt është përgjegjëse për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë presidenten e Republikës.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota në Kuvend, në seancën e mbajtur në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës.