Tasholli pas reagimit të BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke ju thënë se përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel. Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke treguar se protestat e organizuar nga…

Lajme

07/10/2026 14:55

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke ju thënë se përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel.

Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke treguar se protestat e organizuar nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.

“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e “Liria ka emër” nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli.