Gucati pas protestës: Gazi më ka prekur shumë keq në mushkëri, mora dy orë oksigjen në QKUK

Hysni Gucati nga OVL – UÇK, në lidhje direkte në Kosova Live, në T7, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore. Gucati, i cili gjatë protestës në Prishtinë, u pa te marrë trajtim mjekësor, ka thënë se gazi i hedhur pati ndikim shumë të keq tek ai. ‘’Porsa isha në Skenderaj mora një infuzion se…

Lajme

07/10/2026 13:41

Hysni Gucati nga OVL – UÇK, në lidhje direkte në Kosova Live, në T7, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

Gucati, i cili gjatë protestës në Prishtinë, u pa te marrë trajtim mjekësor, ka thënë se gazi i hedhur pati ndikim shumë të keq tek ai.

‘’Porsa isha në Skenderaj mora një infuzion se kam shumë probleme prej gazit, që kam pas në gjoks, se unë ka  qenë edhe një kohë në Spitalin e Pejës të mushkrive, kam probleme me mushkëri shumë, me frymëmarrje,. Gazi më ka prek shumë keq në mushkëri, kam marrë dy orë oksigjen në QKU, pastaj kam marrë disa terapi të tjera’’, ka deklaruar ai.