Mbeturinat pushtojnë hapësirën përballë banesave në Fushë Kosovë, pamje të rënda nga rruga “Skënder Havolli”

Një gjendje e rëndë me mbeturina është raportuar në rrugën “Skënder Havolli” në Fushë Kosovë. Mbeturina të shumta janë grumbulluar në hapësirën përballë banesave, duke krijuar një pamje jo të këndshme për banorët dhe kalimtarët e kësaj zone. Grumbullimi i mbeturinave, në afërsi të drejtpërdrejtë me banesat, ka shkaktuar shqetësim për gjendjen e pastërtisë në…

Lajme

07/10/2026 13:31

Një gjendje e rëndë me mbeturina është raportuar në rrugën “Skënder Havolli” në Fushë Kosovë.

Mbeturina të shumta janë grumbulluar në hapësirën përballë banesave, duke krijuar një pamje jo të këndshme për banorët dhe kalimtarët e kësaj zone.

Grumbullimi i mbeturinave, në afërsi të drejtpërdrejtë me banesat, ka shkaktuar shqetësim për gjendjen e pastërtisë në këtë pjesë të qytetit.

Banorët presin që hapësira të pastrohet dhe mbeturinat të largohen sa më shpejt. /Lajmi.net/