Koci e çon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentit: Votimi vazhdoi pas mesnatës

Avokati Arianit Koci ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese njoftimin për moszbatim të aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26. Në një video të publikuar, Koci thotë se Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor. Ky është njoftimi i plotë i tij: Sot kam depozituar në Gjykatën…

Lajme

07/10/2026 09:09

Avokati Arianit Koci ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese njoftimin për moszbatim të aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Në një video të publikuar, Koci thotë se Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.

Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.

Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri./Lajmi.net/