Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë
Në Gjakovë janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, për çka është njoftuar Policia e Kosovës. Rasti është raportuar më 6 tetor rreth orës 10:04. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë. Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti i deminimit, i cili ka bërë…
Lajme
Në Gjakovë janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, për çka është njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar më 6 tetor rreth orës 10:04. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti i deminimit, i cili ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera.
Sipas informacioneve të Policisë, operacioni ka përfunduar pa ndonjë incident.