Arrestohet një person në Prishtinë për sulm ndaj personit zyrtar

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një person zyrtar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 tetor 2026, ndërsa më 6 tetor është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, raporton lajmi.net Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke…

Lajme

07/10/2026 08:40

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar një person zyrtar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 tetor 2026, ndërsa më 6 tetor është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, raporton lajmi.net

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Lajmi.net/