OVL-UÇK falënderon qytetarët dhe kategoritë e luftës: Me qëndresën tuaj, arritëm ta mbrojmë UÇK-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së. Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka vlerësuar kontributin e qytetarëve dhe të kategorive të dala nga lufta, duke theksuar se përmes protestës së përbashkët është synuar mbrojtja…

Lajme

07/10/2026 08:27

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka vlerësuar kontributin e qytetarëve dhe të kategorive të dala nga lufta, duke theksuar se përmes protestës së përbashkët është synuar mbrojtja e vlerave dhe e figurës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raproton lajmi.net

“Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë. Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në. FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë,
Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në.
FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!