Krasniqi: Kurti pati “rrëshqitje frojdiane”, po e sheh Specialen përmes rivalitetit partiak
Albert Krasniqi nga D+, ka shkruar për konferencën për shtyp që ka dhënë sot dhe e ka dhënë ofertën e fundit të PDK-së. Ai ka thënë se Kurti pati një rrëshqitje frojdiane që ka treguar qartë se procesin ndaj luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po e sheh përmes prizmit të rivalitetit të brendshëm partiak. “Ai…
Lajme
Albert Krasniqi nga D+, ka shkruar për konferencën për shtyp që ka dhënë sot dhe e ka dhënë ofertën e fundit të PDK-së.
Ai ka thënë se Kurti pati një rrëshqitje frojdiane që ka treguar qartë se procesin ndaj luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po e sheh përmes prizmit të rivalitetit të brendshëm partiak.
“Ai tha se nuk mund ta votojë projektligjin pa u votuar presidenti, sepse, nëse shkohet në zgjedhje, do të ketë rivalitete të ashpra dhe më pas nuk mund të pritet që qeveria e tij ta zbatojë atë ligj. Pra, mbrojtjen e luftës së UÇK-së nuk e sheh si obligim shtetëror e kombëtar, ndonëse si bartës i pushtetit ekzekutiv duhet të angazhohet që Gjykata Speciale të kthehet në binarët për të cilët është themeluar. Këtë çështje e ka kthyer në një mjet transaksional, duke e përdorur për beteja të brendshme elektorale dhe për përfitime të rastit”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: