Ramadani për Kurtin: Aleanca nuk ra në lojëra e tij – Zgjedhje po don, zgjedhje do të ketë!

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani me anë të një postimi tha se kryeministri Albin Kurti takimet me liderët e PDK-së dhe LDK-së i kishte vetëm për foto dhe lajme. Ai tha se Aleanca ishte e vetmja parti që nuk ra në loëjra e tij, transmeton lajmi.net. “ALEANCA ka qenë e vetmja e bindur që Kurti…

Lajme

06/10/2026 18:20

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani me anë të një postimi tha se kryeministri Albin Kurti takimet me liderët e PDK-së dhe LDK-së i kishte vetëm për foto dhe lajme.

Ai tha se Aleanca ishte e vetmja parti që nuk ra në loëjra e tij, transmeton lajmi.net.

“ALEANCA ka qenë e vetmja e bindur që Kurti e VV po duan zgjedhje sërish. Prandaj, nuk ramë në lojërat e tyre!”,  shkroi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Nuk ka kandidat për President, sepse ai e ka rikonfirmuar tërheqjen. Ndërsa, Ligjin për Gjykatën Speciale nuk e miraton, sepse kështu ai ligj kthehet në pikën zero!

Qartë e shqip:

ALEANCA ka qenë e vetmja e bindur që Kurti e VV po duan zgjedhje sërish. Prandaj, nuk ramë në lojërat e tyre!

Gjithçka foli e të gjitha takimet i kishte veç për foto, veç për lajme.

Zgjedhje po don, zgjedhje do të ketë!/lajmi.net/