Hamza: Kërkuam zyrtarisht seancë të jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se PDK-ja ka dërguar kërkesë zyrtare te kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme. Hamza tha se qëllimi i kërkesës është që në këtë seancë të votohet në lexim të dytë Projektligji për Dhomat e Specializuara. Në një…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se PDK-ja ka dërguar kërkesë zyrtare te kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.
Hamza tha se qëllimi i kërkesës është që në këtë seancë të votohet në lexim të dytë Projektligji për Dhomat e Specializuara.
Në një konferencë për media, ai tha se PDK-ja ka mbledhur nënshkrimet e deputetëve të Grupit Parlamentar të saj dhe të Aleancës, ndërsa nënshkrime për thirrjen e seancës u janë kërkuar edhe deputetëve të LVV-së, LDK-së dhe minoriteteve jo-serbe.
“Kemi dërguar kërkesë kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për thirrjen e seancës. Kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, komplet deputetëve të PDK-së dhe Aleancës që janë ekzistonte tash. Kemi ftuar edhe deputetët e LVV-së, LDK-së dhe minoriteteve jo serbe. Ligji nuk ka asnjë pengesë ligjore të mos aprovohet në lexim të dytë”, tha Hamza.
Hamza tha se PDK-ja po pret dhe kërkon që seanca të thirret për votimin e ligjit në lexim të dytë. /Lajmi.net/