Mihali e quan Çlirim Hazirin “piun të Sami Lushtakut”: E keqpërdor emrin e babait dëshmor për interesa të një krahu të PDK-së

Dejona Mihali ka reaguar pas incidenteve të raportuara gjatë ditës së djeshme, duke pretenduar se anëtarë dhe persona të afërt me PDK-në kanë sulmuar fizikisht katër persona: Sami Kurteshin, Jeton Sopën, Besnik Bislimin dhe Fahrush Rexhepin. Mihali ka kritikuar edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, duke pretenduar se nuk ka pasur distancim nga këto veprime.…

Lajme

06/10/2026 14:27

Dejona Mihali ka reaguar pas incidenteve të raportuara gjatë ditës së djeshme, duke pretenduar se anëtarë dhe persona të afërt me PDK-në kanë sulmuar fizikisht katër persona: Sami Kurteshin, Jeton Sopën, Besnik Bislimin dhe Fahrush Rexhepin.

Mihali ka kritikuar edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, duke pretenduar se nuk ka pasur distancim nga këto veprime.

Ajo ka përmendur emra të disa personave që, sipas saj, kanë qenë të përfshirë në incidentet.

Pretendimet e bëra nga Mihali kërkojnë verifikim të mëtejshëm dhe reagim nga personat e përmendur dhe PDK-ja.

Postimi i plotë:

Asnjë distancim nga Kryetari i PDK Bedri Hamza për 4 sulme që kryen dje anëtarët e PDK dhe të afërmit e personazheve famëkeq të po PDK-së.
U sulmua ish avokati i popullit, i burgosur politik, veprimtar për çlirimin e Kosovës që në adoleshencë, Sami Kurteshi. Në krye të sulmit ishte Trim Syla, asambleist i PDK në Prishtinë, djali i Ismail Sylës këshilltar i Hashin Thaçit.
As alibia e tyre me deputetë nuk qendron sepse z. Sami Kurteshi, 65 vjeç, nuk është deputet.
U sulmua gazeri Jeton Sopa, ushtar i UÇK, njeri i thjeshtë e modest, gjatë kryerjes së detyrës pa asnjë provokim. Në krye të sulmit ishte Liridon S. Geci, zyrtar në Kompaninë Pastrimi Prishtinë. Më herët në Trainkos. Kuadër i PDK nga këta që marrin paga pa shkuar në punë.
Gazetari, veteran i UÇK Jeton Sopa nuk është deputet.
U sulmua ish Zv Kryeministri Profesor Besnik Bislimi. Ai nuk është deputet. Në krye të sulmit organizatorët e protestës, zyrtarët e PDK, kolegët e Çlirim Hazirit, drejtues i rinisë së PDK-së.
prof. Bislimi nuk është deputet. As nuk ka provokuar askënd. Ka qenë duke dalë nga sheshi për në aktivitetin e tij pa provokuar askënd.
Një nga sulmuesit ishte Milot Krasniqi, anëtar i PDK-së, Kryetar i Këshillit lokal, Kalabria 2. Zyrtar në NPB, Prishtinë.
U sulmua prof.dr. Fahrush Rexhepi. Profesor e Dekan. Pjesëtar i një familje patriotike. Vëlla dëshmori, vëlla veterani. I përkushtuar gjithë jetën për çlirimin e Kosovës.
Ai doli nga ndërtesa e Kuvendit pasi seanca kishte përfunduar dhe pasi e kishte votuar Ligjin qe kerkonin protestuesit.
Ai u sulmua nga Çlirim Haziri, piun i Sami Lushtakut që keqpërdor emrin e babait dëshmor për interesa të ulta të një krahu të PDK-së.
Të tjerë që ndihmuan dhe e sulmuan fizikisht Ekrem Mani, PDK, Kaçanik dhe tjetri njeri që i shkon pas Elmi Reqicës, Bujar Hasani, nga fshati Topojaj i Ferizajit.
Keq nga PDK. Keq nga Bedri Hamza./Lajmi.net/