Nezir Kraki: Të bëhemi bashkë me një strategji, kështu mund të kemi sukses në Hagë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur për situatën institucionale dhe procesin në Hagë, teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës. Kraki tha se Kosova duhet të ketë institucione funksionale dhe një strategji të përbashkët, duke theksuar se ndryshimet në Ligjin për Specialen, sipas tij, nuk ndikojnë në procesin e apelit. “Jemi…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur për situatën institucionale dhe procesin në Hagë, teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Kraki tha se Kosova duhet të ketë institucione funksionale dhe një strategji të përbashkët, duke theksuar se ndryshimet në Ligjin për Specialen, sipas tij, nuk ndikojnë në procesin e apelit.
“Jemi për t’i bërë gjërat si duhet. Duhet absolutisht Kosova nesër në mëngjes të dalë me institucione solide, me Kuvend, me Qeveri fuqi plot, që me pas sukses në Hagë. Ky ligj nuk ju ndihmon atyre në apel, apeli bëhet me ligjin aktual”, tha Kraki.
I pyetur nëse do të ketë seancë të Kuvendit sot në orën 14:00, Kraki tha se nuk ka informacion për një seancë të tillë.
“Nuk e di dhe nuk kam marrë ende ftesë”, u përgjigj ai.
Kraki shtoi se procesi i apelit duhet të zhvillohet në bazë të kuadrit aktual ligjor.
“Një gjë ta keni të qartë, apeli organizohet në bazë të kuadrit ligjor që është tash. Atë apel do ta fitojmë nëse nesër në sabah dalim krejt bashkë me një strategji”, tha Kraki. /Lajmi.net/