Berisha: Kanë mbetur edhe 11 orë deri në mesnatë, deputetët duhet të vijnë menjëherë dhe ta votojnë ligjin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen në Kuvend dhe ta votojnë Ligjin për Specialen. Në një konferencë për media, Berisha tha se kanë mbetur edhe 11 orë deri në mesnatë, duke theksuar se qytetarët janë bashkuar edhe në ditët më të vështira për Kosovën. “Vetëm…

Lajme

06/10/2026 13:13

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen në Kuvend dhe ta votojnë Ligjin për Specialen.

Në një konferencë për media, Berisha tha se kanë mbetur edhe 11 orë deri në mesnatë, duke theksuar se qytetarët janë bashkuar edhe në ditët më të vështira për Kosovën.

“Vetëm edhe 11 orë kanë mbetur deri në mesnatë. Ky popull është ai që edhe në ditët më të vështira u bë bashkë për UÇK-në dhe sot jemi të bashkuar. Populli që në këto ditë u bë një me UÇK-në dhe zemra ime rreh me ju dhe ne jemi me ju”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të shkojnë në Kuvend dhe ta votojnë ligjin, duke thënë se kjo është detyrë dhe përgjegjësi e tyre.

“Deputetët duhet të vijnë menjëherë, të gjithë të votojnë ligjin. Kjo është detyra që na ka caktuar populli, kjo është detyra e përgjegjësia jonë. Rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja”, tha Berisha. /Lajmi.net/