Rrustemi: Ligji për Specialen nuk është në rrezik, presidenti nuk i ka ende 80 vota

Adnan Rrustemi nga VV-ja, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur për situatën në vend. Rrustemi, ka thënë se, ligji për Specialen ‘’nuk është në rrezik’’, sepse i ka 90 vota, por për president s’janë 80 vota. ‘’Ne besojmë shumë që zgjedhja e presidentit edhe ashtu ishte interes shtetëror, nga tani…

Lajme

06/10/2026 12:57

Adnan Rrustemi nga VV-ja, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur për situatën në vend.

Rrustemi, ka thënë se, ligji për Specialen ‘’nuk është në rrezik’’, sepse i ka 90 vota, por për president s’janë 80 vota.

‘’Ne besojmë shumë që zgjedhja e presidentit edhe ashtu ishte interes shtetëror, nga tani është interes kombëtar. Po e përsërisë, nuk është në rrezik ligji, sepse ligji mori 90 vota, është presidenti që nuk i ka ende 80 vota. Dhe prandaj kushdo që thotë se duhet të miratohet ligji pa u brengosur se a kemi president a jo, nuk është duke u brengosur realisht për procesin në Hagë. Sepse e kem të pamundur t’i dalim në ndihmë dhe mbështetje pa institucione’’, ka thënë ai mes tjerash.