Vajza e veteranit Jahiri: Policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër, gaz lotsjellës edhe mbi ambulanca

Leona Jahiri, vajza e veteranit Luan Jahiri, ka folur për protestën e mbrëmshme në Prishtinë. Përgjatë ditës së hënë, Jahiri tha se qasja e policisë ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtoi se protestuesit asnjëherë s’e kanë pasur qëllim që ta sulmojnë uniformën e policisë. “Por çka ka bërë policia pas përfundimit të seancës, ka…

Lajme

06/10/2026 14:07

Leona Jahiri, vajza e veteranit Luan Jahiri, ka folur për protestën e mbrëmshme në Prishtinë.

Përgjatë ditës së hënë, Jahiri tha se qasja e policisë ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtoi se protestuesit asnjëherë s’e kanë pasur qëllim që ta sulmojnë uniformën e policisë.

“Por çka ka bërë policia pas përfundimit të seancës, ka qenë e tmerrshme. Hedhja e gazit lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar ndaj qytetarëve, pas pasur asnjë fije tendence nga qytetarët për dëmtim të policisë është për me të ardh marre”, u shpreh ajo për gazetarin e Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

Ajo shtoi se policia mbrëmë është treguar jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit.

Pos tjerash, Jahiri thotë se policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi automjetet e ambulancës.