Haradinaj para protestuesve: Po na dhimbseni ju, po na dhimbsen ata që janë në Hagë
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj i është bashkuar protestuesve që po protestojnë pranë Kuvendit të Kosovës. Haradinaj, duke iu drejtuar protestuesve, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara mund të ishte miratuar edhe në leximin e dytë, ashtu siç ishte votuar në leximin e parë. Ai gjithashtu e ka konsideruar këtë si një situatë…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj i është bashkuar protestuesve që po protestojnë pranë Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj, duke iu drejtuar protestuesve, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara mund të ishte miratuar edhe në leximin e dytë, ashtu siç ishte votuar në leximin e parë.
Ai gjithashtu e ka konsideruar këtë si një situatë të dhimbshme.
“Ashtu siç u votua në lexim të parë, mundem ta kryenim edhe në lexim të dytë. Është e dhimbshme. Po na dhimbseni edhe ju, po na dhimbset vendi, po na dhimbsen ata që janë atje”, u shpreh Haradinaj.