Arrestohet një 37 vjeçar në Prishtinë, ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për shit-blerje të narkotikëve
Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person të kërkuar. I arrestuari E.S, i moshës 37 vjeçare, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave…
Lajme
Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person të kërkuar.
I arrestuari E.S, i moshës 37 vjeçare, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: