Policia ndalon një veturë në Pejë, gjen pistoletë dhe shtatë fishekë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 19:30, në rrugën “Martin Camaj” në Pejë, kanë kontrolluar dhe kanë ndaluar një automjet për kontroll. Gjatë kontrollit, në posedim të drejtuesit të automjetit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me një karikator dhe shtatë fishekë. “Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të…

Lajme

23/11/2026 10:19

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 19:30, në rrugën “Martin Camaj” në Pejë, kanë kontrolluar dhe kanë ndaluar një automjet për kontroll.

Gjatë kontrollit, në posedim të drejtuesit të automjetit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, me një karikator dhe shtatë fishekë.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me rekomandimin e të cilit është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë vazhdon aktivitetet policore me qëllim të parandalimit të posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe rritjes së sigurisë për qytetarët”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: