Nagavci me akuza: Pati gjuajtje me gurë dëmtim të veturave, struktura të PDK’së po e sulmojnë Policinë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është lidhur në “Pressing” të T7. Ajo ka thënë se strukturat e PDK-së po sulmojnë Policinë e Kosovës. “Disa kanë dalë pak më herët. Pati shumë gjuajtje me gurë, dëmtim të veturave, ishte pak edhe pakuptimtë dhe e papranueshme sepse ne ishim dëshmitarë që nuk ka…

Lajme

05/10/2026 21:28

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është lidhur në “Pressing” të T7.

Ajo ka thënë se strukturat e PDK-së po sulmojnë Policinë e Kosovës.

“Disa kanë dalë pak më herët. Pati shumë gjuajtje me gurë, dëmtim të veturave, ishte pak edhe pakuptimtë dhe e papranueshme sepse ne ishim dëshmitarë që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, përkundër gatishmërisë sonë kemi një eskalim të situatës. Struktura të PDK-së jo vetëm që po sulmojnë Policinë, por edhe deputetin e VV-së”, ka thënë ai.