“Largohuni se lëndoheni” – Shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë u bën thirrje protestuesve
Shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJPRSH) u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen nga zona përreth Kuvendit të Kosovës, duke i paralajmëruar se mund të lëndohen. “Largohuni se lëndoheni”, ka qenë thirrja drejtuar protestuesve në një moment kur situata vazhdon të jetë e tensionuar. Forcat policore vazhdojnë të jenë të angazhuara në…
Lajme
Shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJPRSH) u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen nga zona përreth Kuvendit të Kosovës, duke i paralajmëruar se mund të lëndohen.
“Largohuni se lëndoheni”, ka qenë thirrja drejtuar protestuesve në një moment kur situata vazhdon të jetë e tensionuar.
Forcat policore vazhdojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa ndaj protestuesve më herët është përdorur edhe gaz lotsjellës.