Policia në të gjithë qendrën e kryeqytetit, “blindohet” edhe rruga te Qafa

Policia e Kosovës po qëndron në të gjithë qendrën e kryeqytetit, derisa protestat që po zhvillohen kanë eskaluar dhe janë bërë të dhunshme. Në protesta janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit dhe është tentuar të thyhet kordoni i sigurisë afër Kuvendit, ndërkaqa Policia ka hedhur gazlotsjellës. Përveç afër institucioneve, Policia ndodhet tani edhe te pjesa…

Lajme

05/10/2026 19:46

Policia e Kosovës po qëndron në të gjithë qendrën e kryeqytetit, derisa protestat që po zhvillohen kanë eskaluar dhe janë bërë të dhunshme.

Në protesta janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit dhe është tentuar të thyhet kordoni i sigurisë afër Kuvendit, ndërkaqa Policia ka hedhur gazlotsjellës.

Përveç afër institucioneve, Policia ndodhet tani edhe te pjesa e njohur e qytetit si “Te qafa”.

Edhe ajo zonë e qytetit është “blinduar” nga numër i madh i Polic]ëve që po ruajnë sigurinë. /Lajmi.net/