Çitaku- Vetëvendosjes: Kthehuni dhe votojeni Ligjin për Specialen pa kushte – ne nuk pranojmë asnjë kusht

Çitaku i bën thirrje Vetëvendosjes të kthehet në sallë për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nga holli i Kuvendit, i bëri edhe një herë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në sallë për të votuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e…

Lajme

05/10/2026 19:12

Çitaku i bën thirrje Vetëvendosjes të kthehet në sallë për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, nga holli i Kuvendit, i bëri edhe një herë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në sallë për të votuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ky nuk është favor. Kjo është detyrë e obligim. Ne jemi këtu dhe nuk do të largohemi”, tha Çitaku.

Ajo tha se UÇK-ja nuk mbrohet me kushte dhe nuk pranojnë kushte.

“Ne kërkojmë që pa asnjë kush të votohet ligji në lexim të dytë”./Lajmi.net/