Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se kjo përbën një përgjegjësi institucionale dhe obligim moral ndaj familjeve që, siç u shpreh ai, dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
“Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të përhershëm për sakrificën e familjeve të dëshmorëve, Komuna e Suharekës ka ndarë 4 banesa për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një përgjegjësi institucionale dhe një obligim moral ndaj atyre familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë që gëzojmë sot. Suhareka nuk harron. Kujtesa jonë ndërtohet edhe përmes veprave”, tha Muharremaj.