Vuçiqi e vajton rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti: Ishte gjykimi i ndërkombëtarëve për çështjen e Kosovës dhe Malit të Zi

Ish-presidenti serb, Aleksander Vucic, ka vajtuar sot rrëzimin nga pushteti të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000. Sipas kryetarit të SNS-së, 5 tetori i vitit 2000 ishte dita kur iu dha Serbisë “gjykimi” për çështjen e Kosovës dhe për atë të Malit të Zi. “Ishte dita kur gjykimi i Serbisë erdhi nga Perëndimi për çështjen e…

Lajme

05/10/2026 13:14

Ish-presidenti serb, Aleksander Vucic, ka vajtuar sot rrëzimin nga pushteti të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Sipas kryetarit të SNS-së, 5 tetori i vitit 2000 ishte dita kur iu dha Serbisë “gjykimi” për çështjen e Kosovës dhe për atë të Malit të Zi.

“Ishte dita kur gjykimi i Serbisë erdhi nga Perëndimi për çështjen e Kosovës dhe për çështjen e largimit të Malit të Zi”, ka thënë ai.