Kurti: Ndryshimet për Specialen janë të ngutshme dhe jo të menduara mirë, por do t’i votojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në Kuvendin e Kosovë kur pritet të votohen ndryshimet në projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ai ka thënë se lufta e drejtë e popullit tonë ishte çlirimtare dhe antikolonialiste, dhe se bartëse e kësaj lufte ishte UÇK-ja. “Ajo është shprehja më e lartë politike-ushtarake në historinë tonë…

Lajme

05/10/2026 11:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në Kuvendin e Kosovë kur pritet të votohen ndryshimet në projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se lufta e drejtë e popullit tonë ishte çlirimtare dhe antikolonialiste, dhe se bartëse e kësaj lufte ishte UÇK-ja.

“Ajo është shprehja më e lartë politike-ushtarake në historinë tonë çlirimtare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. UÇK nuk ishte thjeshtë përgjigje ndaj supremimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, por përgjigje ndaj gjenocidit të katërt të Serbisë ndaj shqiptarëve.lGjenocidi i parë u bë në vitet 1875-1880, i dyti në vitet 1912-1913, i treti në vitet 1944-46 dhe i katërti në vitet 1998-99. Çdo gjenocid i Serbisë ishte më parë i shkruar në letër, e më pas i zbatuar në praktikë. Gjithsej janë 24 programe të zyrave të larta të shtetit e të akademisë serbe për shfarosjen e shqiptarëve andaj konflikti historik me disa lufta për një shekull e gjysmë nuk ishte mes shqiptarëve dhe serbëve por mes shqiptarëve si komb dhe Serbisë si shtet. UÇK është emër i kryengritjes së shqiptarëve kundër gjenocidit të Serbisë. Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyç”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me plotësim-ndryshimet e këtij ligji, Kurti ka thënë se ka qenë një kohë shumë e shkurtër për ta analizuar si duhet e aq më tepër kur aktgjykimi nuk është ende në formën e tij të prere.

Këto ndryshime, Kurti i ka konsideruar të ngutshme dhe jo të analizuara mirë.

“Veprimet e ngutshme janë bërë edhe në vitin 2013 edhe 2015 kur është votuar themelimi i kësaj Gjykate. Atëherë nuk na keni dëgjuar, të paktën sot do duhej të na dëgjonit dhe të na jepnit kohën e mjaftueshme që të shqyrtohet ky ligj. Zemërimi i qytetarëve ndaj Gjykatës sot është i drejtë, ka qenë i pranishëm edhe në 2015 por atëherë ky nuk është marrë parasysh nga deputetët në Kuvend. Prandaj, ankesat për Gjykatën do duhej ti drejtoheshina tyre që e themeluan jo atyre që e kundërshtuan. Përgjegjësinë e mbajën atë që e themeluan, ne e kemi kundërshtuar Gjykatën Speciale që në fillim por atëherë nuk e kishim mbështetjen tuaj e ne sot po iu mbështetim”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se do të votojnë për këtë ligj në lexim të parë. /Lajmi.net/