Hamza thërret takim me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thirrur për sot, në orën 14:00, një takim të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie. Siç mëson Klankosova.tv, në këtë takim Hamza pritet t’i informojë strukturat e partisë për rezultatet e takimeve me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar…

Lajme

04/10/2026 11:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thirrur për sot, në orën 14:00, një takim të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Siç mëson Klankosova.tv, në këtë takim Hamza pritet t’i informojë strukturat e partisë për rezultatet e takimeve me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pas takimit, pritet të ketë edhe një deklarim të Hamzës për media.