“Si ke thënë t’ia gjejmë Bebes një burrë?”, Bebe Rexha publikon video duke folur në shqip me kushëririn e saj tetë vjeçar

Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, ku shfaqet duke biseduar në gjuhën shqipe me kushëririn e saj tetëvjeçar. Në videon e publikuar në InstaStory, këngëtarja shqiptare dëgjohet duke biseduar me të voglin, ndërsa në një moment e pyet për një fjali që ai kishte thënë më herët.“Qysh ke…

ShowBiz

04/10/2026 09:35

Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, ku shfaqet duke biseduar në gjuhën shqipe me kushëririn e saj tetëvjeçar.

Në videon e publikuar në InstaStory, këngëtarja shqiptare dëgjohet duke biseduar me të voglin, ndërsa në një moment e pyet për një fjali që ai kishte thënë më herët.“Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?”, dëgjohet duke i thënë Bebe Rexha kushëririt të saj, mes të qeshurave.

Më pas, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” e pyet të voglin se sa vjeç është. Pasi ai i përgjigjet se është tetë vjeç, Bebe dëgjohet duke i thënë në shqip: “Sa i mençur”.

Momenti ka treguar edhe një herë lidhjen e këngëtares me gjuhën dhe kulturën shqiptare, të cilat ajo vazhdimisht i mban të pranishme në jetën e saj dhe në komunikimin me familjarët.

Bebe Rexha është rritur në një familje shqiptare në New York, ndërsa familja e saj ka prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut.

Artistja amerikano-shqiptare nuk ka hezituar ndër vite të flasë me krenari për origjinën e saj shqiptare, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga lidhja e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.