“JO NË EMRIN TIM” – Protestuesit marshojnë tek ministria e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla
Netët e protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale kanë rifilluar përsëri, pas pushimit një ditor. Sonte protestuesit me një slogan gjigant ku shkruhej “JO NË EMRIN TIM” kanë marshuar tek ministria e Drejtësisë, transmeton lajmi.net. Kjo ministri udhëhiqet nga Donika Gërvalla, që është akuzuar nga shumë persona se ka dorëzuar dosje në Hagë kundër krerëve…
Lajme
Netët e protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale kanë rifilluar përsëri, pas pushimit një ditor.
Sonte protestuesit me një slogan gjigant ku shkruhej “JO NË EMRIN TIM” kanë marshuar tek ministria e Drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Kjo ministri udhëhiqet nga Donika Gërvalla, që është akuzuar nga shumë persona se ka dorëzuar dosje në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.
Ministria që ajo e udhëheq është duke e vlerësuar ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja.
Përkundër që pritej që këtë javë t’i dorëzohej Qeverisë ndryshimi për Ligjin, deri më tani kjo nuk ka ndodhur.
Ministria e Drejtësisë po kritikohet se po e zvarrit këtë ndryshim të ligjit./lajmi.net/