Zjarri në qendrën “Arrbi” në Prishtinë, flet drejtori: Nuk ka viktima, shkaktarët do të përcaktohen nga ekspertiza

Pas zjarrit që përfshiu objektin e biznesit “Arrbi” në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, Drejtori Ekzekutiv te Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Avdullahu, ka dhënë detaje lidhur me situatën. Avdullahu ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka persona të vdekur apo të lënduar në mesin e stafit dhe qytetarëve, ndërsa ka bërë të ditur se zjarri është vënë…

Lajme

02/10/2026 20:41

Pas zjarrit që përfshiu objektin e biznesit “Arrbi” në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, Drejtori Ekzekutiv te Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Avdullahu, ka dhënë detaje lidhur me situatën.

Avdullahu ka konfirmuar se nga zjarri nuk ka persona të vdekur apo të lënduar në mesin e stafit dhe qytetarëve, ndërsa ka bërë të ditur se zjarri është vënë nën kontroll për të parandaluar përhapjen në objektet përreth, raporton lajmi.net.

“Është djegur një qendër ‘Arrbi’ që ka pajisje të fëmijëve. Fatmirësisht viktima nuk ka. Zjarri është futur në kontroll që të mos shpërndahet në objektet tjera”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, një zjarrfikës ka pësuar një lëndim të lehtë në gisht, por ai nuk ka ardhur si pasojë e drejtpërdrejtë e zjarrit.

“Një zjarrëfikës i komunës së Prishtinës është lënduar, një gisht e ka prerë pak, por s’ka të bëj me zjarrin”, ka thënë Avdullahu.

Sa i përket shkakut të zjarrit, drejtori i “Arrbi SHPK” ka deklaruar se ai do të përcaktohet vetëm pas kryerjes së ekspertizës.

“Shkaktarët e zjarrit pasi të qetësohet, vijnë ekipet dhe e bëjnë ekspertizën, dalim me raport dhe pastaj do ta dimë saktësisht se cili është shkaktari i zjarrit”, ka deklaruar ai./lajmi.net/