Tension në protestën “Jo në emrin tim”, hidhen mjete piroteknike tek objekti ku ndodhet Ministria e Drejtësisë

Protesta qytetarësh, me pankarta me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, janë nisur drejt objektit të Ministrisë, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së ka vazhduar edhe në natën e 17-të, me protestuesit që janë zhvendosur para Ministrisë së Drejtësisë. Një numër i madh qytetarësh, me pankarta me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, janë nisur drejt objektit…

Lajme

02/10/2026 20:49

Protesta qytetarësh, me pankarta me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, janë nisur drejt objektit të Ministrisë, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së ka vazhduar edhe në natën e 17-të, me protestuesit që janë zhvendosur para Ministrisë së Drejtësisë.

Një numër i madh qytetarësh, me pankarta me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, janë nisur drejt objektit të Ministrisë, ku kanë kërkuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, transmeton lajmi.net.

Para Ministrisë së Drejtësisë janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie.

Gjatë protestës, në një moment janë hedhur edhe mjete piroteknike, ndërsa protesta ka vijuar në afërsi të objektit të Ministrisë./lajmi.net/