Rrahman Rama para protestës: Ky popull kërkon drejtësi, ligji për Specialen duhet të vijë në Kuvend

Deputeti Rrahman Rama, është nisur drejt sheshit të Prishtinës, ku sot po mbahet protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Rama tha se protesta është një akt solidarizimi me bashkëluftëtarët n[ Hag[ dhe një mesazh se qytetarët e Kosovës kërkojnë drejtësi. “Protesta është një solidarizim me bashkëluftëtarët tanë që janë…

Lajme

01/10/2026 15:55

Deputeti Rrahman Rama, është nisur drejt sheshit të Prishtinës, ku sot po mbahet protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Rama tha se protesta është një akt solidarizimi me bashkëluftëtarët n[ Hag[ dhe një mesazh se qytetarët e Kosovës kërkojnë drejtësi.

“Protesta është një solidarizim me bashkëluftëtarët tanë që janë atje në Hagë. Është një mesazh për të gjithë që ky popull kërkon drejtësi dhe prej gjithë atyre që e kanë marrë këtë vendim të padrejtë në kuptimin historik, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë”, tha Rama.

Duke folur për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Rama tha se shpreson që ligji së shpejti të procedohet në Kuvend dhe të marrë mbështetjen e deputetëve.

“Jemi duke besuar dhe shpresuar që shumë shpejtë do të vijë ligji dhe do të procedohet, do ta votojmë dhe do të vazhdojmë më tutje”, u shpreh ai.

Rama theksoi se kjo është një nga kërkesat e PDK-së dhe se, sipas tij, procesi duhet të ketë përkrahje institucionale, mbikëqyrje dhe transparencë, si dhe mbështetje financiare nga shteti.

“Kjo është kërkesë e PDK-së. PDK-ja nuk ka prioritet, është prioritet mbi prioritete që ky ligj duhet të vijë në Kuvend, të votohet, ta ketë përkrahjen institucionale si proces dhe mbikëqyrjen dhe transparencën, ndërsa shteti të merret me përkrahjen financiare”, tha Rama.