Deputeti i Parlamentit Studentor: Liria s’erdhi vet – Historia nuk mund të rishkruhet
Mijëra qytetarë u mblodhën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Sheshet e Prishtinës u mbushën me njerëz për të kundërshtuar vendimin e Hagës me moton “Jo në emrin tim”. Protestuesve iu drejtua edhe deputeti i Parlamentit Studentor Granit Spahiu, i cili kujtoi sakrificat e studentëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi. Spahiu tha se historia…
Lajme
Mijëra qytetarë u mblodhën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sheshet e Prishtinës u mbushën me njerëz për të kundërshtuar vendimin e Hagës me moton “Jo në emrin tim”.
Protestuesve iu drejtua edhe deputeti i Parlamentit Studentor Granit Spahiu, i cili kujtoi sakrificat e studentëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi.
Spahiu tha se historia nuk mund të rishkruhet.
Ai theksoi se liria s’erdhi vet.
“Nuk e harrojmë sakrificën dhe nuk heqim dorë nga drejtësia kurrë”, tha ai para të pranishmëve.
“Nga këtu iu themi gjyqtarëve në Hagë “JO NË EMRIN TONÊ”, u shpreh Spahiu.