Çlirim Haziri në protestë i drejtohet rinisë: Hallall iu qoftë gjaku i babait tim

Djali i të zhdukurit të luftës Xhavit Hazirit, njëherit edhe një nga organizatorët e protestave në shesh Çlirim Haziri ka folur sot para qytetarëve. Ai ka thënë se 1 tetori është zgjedhur për këtë marsh pasi është një datë, kujtesë dhe qendresë. “Është një datë që na kujton një brezë studentësh që doli në rrugë…

Lajme

01/10/2026 17:33

Djali i të zhdukurit të luftës Xhavit Hazirit, njëherit edhe një nga organizatorët e protestave në shesh Çlirim Haziri ka folur sot para qytetarëve.

Ai ka thënë se 1 tetori është zgjedhur për këtë marsh pasi është një datë, kujtesë dhe qendresë.

“Është një datë që na kujton një brezë studentësh që doli në rrugë për universitetin, për dinjitetin dhe për të drejtën për të qenë të lirë në vendin e vet. Përballë kishin një regjim që mendonte se me dhunë mund të ndalte marshin e popullit drejt lirisë. Por nuk e ndali, sepse mund të ndalësh një marsh por jo asnjëherë një popull që vendos të ngrihet. 29 vjet më vonë ne jemi përsëri këtu në një Kosovë të lirë, për të njëjtën arsye dhe me të njëjtën përgjegjësi që nuk ka ndryshuar. Të mos heshtim! Sot dua t’i drejtohem veqanqërisht rinisë së Kosovës, brezit të pasluftës, rinisë sonë trime”, ka thënë Haziri.

Ai të rinjve ju ka thënë se nuk e kanë parë luftën me sytë e tyre por janë rritur me lirinë që doli prej saj.

“Ju jeni brezi që keni fitoren më të freskët. Në shumë prej shtëpive tuaja, historia nuk është vetëm në libër, por është fotografi në mur dhe ndoshta pikërisht për këtë kjo rini nuk e njeh përkuljen, frikën, heshtjen kur mendon se po i bëhet padrejtësi vendit të vet sepse ju nuk jeni rritur në robëri por në liri.  Kur ju shoh sot këtu e 16 netë në këtë shess, ka diçka që dua t’iu them jo si njëri nga organizatorët e protestave, jo si njëri që ka dal para jush për të mbajtur një fjalim, por si djali i një njeriu që dha jetën për këtë vend. Rini e Kosovës hallall ju qoftë gjaku i babës tim.  Hallall ju qoftë sepse kur iu shoh të lirë e në këmbë duke mos ahrruar nga erdhi kjo liri e kuptoj se sakrifica e tyre jeton te ju, ju jeni brezi i lirisë që nuk ka nevojë të jetoj në luftën e prindërve të vet, por që nuk pranon të harrohet çmimi i lirisë së vet”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se Xhavit Haziri për shumë prej qytetarëve është hero i kombit ndërsa për të është babai që i mungon që nga 98-ta dhe që ende nuk ia di varrin ku mund t’ia vendos një lule.

“Kur rritesh me një mungesë të tillë, historia nuk është diçka që e lexon vetëm në libra, ajo hyn në shtëpinë tënde, ulet në sofrën tënde dhe rritet bashkë me ty. Kjo histori të përcjell gjithë jetë, unë nuk e pata fatin për ta pyetur babain tim çka bëre ti babë kur u shkel dinjiteti i Kosovës, nuk pata mundësinë ta dëgjoj prej gojës së tij, por ma tregoi gjaku i tij, ma tregoi mnungesa e tij, e mbi të gjitha liria në të cilën u rrita.  Prandaj kur flas për UÇK-në nuk flas për një tregim që ma ak treguar dikush, kur dëgjoj fjalën UÇK shoh babain tim, shokët e tij, nënat që pritën, fëmijët që u rritën pa baballarë, varrezat e dëshmorëve, gjyshen time Fahrien që ende pret një lajm për djalin e saj, shoh edhe varret që ende mungojnë”, ka shtuar Haziri.

Ai ka thënë se sot Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë në Hagë e sot drejtësia duhet të flas me prova, ligj dhe standarde të drejta.

“Por, ndërkohë që ata po mbahen atje, një propagandë e heshtur po zvarritet si krim në opinionin tonë. Sot po dalin e po na thonë nuk po dënohet UÇK por ata po dënohen për krime individuale. Kjo është pabesia më e madhe, le ta dëgjojnë sot të gjithë.  Ne nuk jemi këtu në këtë shesh për t’i mbuluar krimet individuale të askujt, kush ka bërë krime le të përgjigjet, por nuk lejojmë askënd ta fsheh krimet e vërteta të të tjerëve duke i hedh mbi supe barrën udhëheqësve të UÇK-së. Po duan ta gjuajnë gurin e ta fshehin dorën, po duan ta lajnë borgjin e huaj duke bërë kurban themelin e këtij shteti”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se aktërshja e UÇK-së nuk po dënohet për atë që kanë bërë por për atë çka përfaqësojnë.

“Këta ekzekutorë që po mundohen ta mbulojnë diellin me shosh duke shpresuar se ky popull nuk e mbron të vërtetën po harrojnë se evërteta e lirisë i ka rrënjët në tokë dhe nuk shkulet me letra të zyreve. Kjo është arsyeja pse ne tash e 16 ditë po kërkojmë ligj, një ligj që ua lidh duartë ekzekutorëve politik në Hagë q ëpo e manipulojnë këtë proces. Marshi ynë nuk është ikje nga drejtësia, por mburojë e të vërtetës nga gënjeshtra.  Historia e Kosovës nuk filloi në sallë Gjykatë, ajo është shkruar në çdo cep të kësaj toke. Është shkruar në Drenicë, Dukagjin, Llap, Shalë, Nerodime, Pashtrik e në Karadak, në çdo zonë të Kosovës që dha bijat e veta për liri. Është shkruar në Prekaz e në Gllogjan, në Reçak e Likoshan, në Çirez e Mehë, në çdo fshat ku çdo nënë e përcjelli djalin e saj e nuk e pa më të kthehej, në çdo shtëpi ku mbeti një karrike bosh si është shkruar te familja e nënës Ferdonije ku një tavolinë e tërë mbeti bosh e buka e përditshme i është bërë helm e pehlim, ku kasfshata i mbeti në fyt çdo ditë që zbardh sepse pritja i është bërë gur në zemër që se luan as koha”, ka shtuar Haziri. /Lajmi.net