Leonora Jakupi shfaqet krah deputetes Sala Jashari
Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet krah deputetes së PDK-së, Sala Jashari. Fotografia duket se është realizuar para nisjes së protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Sonte (28 shtator) kjo protestë shënon natën e 13-të të saj. Jakupi ka qenë pjesë…
ShowBiz
Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet krah deputetes së PDK-së, Sala Jashari.
Fotografia duket se është realizuar para nisjes së protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sonte (28 shtator) kjo protestë shënon natën e 13-të të saj.
Jakupi ka qenë pjesë e protestave edhe në ditët e kaluara, ku ka marrë fjalën para të pranishmëve si një nga folëset.
Ajo gjithashtu ka interpretuar këngën “A vritet pafajësi”, duke iu bashkuar kështu programit artistik të protestës.
Ndërkohë, në fotografinë e publikuar sonte, këngëtarja shihet pranë Jasharit, pak para fillimit të protestës, që tregon se do të jenë të pranishme edhe këtë mbrëmje.
Kjo po bëhet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit të 16 shtatorit.
