Më shumë se një orë pritje, deputetët pajtohen për deklaratën lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale

Kuvendi u caktua të mblidhej sot në orën 11:00. Rreth 1 orë e gjysmë më vonë, në sallën kryesore të Kuvendit ku do të fillonte seanca, ndodhen pak deputetë. Përfaqësuesit e partive politike u dakorduan të premten që në këtë fillim javë të propozohet për miratim një deklaratë e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të…

Lajme

28/09/2026 12:23

Kuvendi u caktua të mblidhej sot në orën 11:00. Rreth 1 orë e gjysmë më vonë, në sallën kryesore të Kuvendit ku do të fillonte seanca, ndodhen pak deputetë.

Përfaqësuesit e partive politike u dakorduan të premten që në këtë fillim javë të propozohet për miratim një deklaratë e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha tani se u harmonizua deklarata që pritet të miratohet.

“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres një përkrahje të plotë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë deklaratë”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha pak më herët se po shkruhet deklarata e përbashkët.

“Diskutuam draftin, preambulën, pikat kryesore. Deklarata është në përfundim e sipër dhe shpresoj që vjen në Kuvend”, tha ai.

Në takimin që po mbahet për hartimin e tekstit të kësaj deklarate, Tahiri tha se “s’pati kundërshtime”, por “ati debat, pati qëndrime për tema, për pika”.

“Për shembull, dikush është ithar i një shkrimi të gjatë, dikush i një shkrimi të shkurtër”, tha ai.

Në seancën e sotme është në rend dite edhe betimi i deputetëve të rinj, shumë prej të cileve do të zënë vendet e atyre që u përfshinë në poste qeveritare.

Sot pritet të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, si dhe formimi i komisioneve parlamentare.