Bëhen bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës – Kjo është deklarata e plotë që u miratua nga të gjitha partitë për Gjykatën Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka propozuar në Kuvendin e Kosovës deklaratën për Dhomat e Specializuara në Hagë. Kjo deklaratë është votuar me 99 vota nga deputetë të të gjitha partive. Deklarata e plotë: Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik në seancën…

Lajme

28/09/2026 13:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka propozuar në Kuvendin e Kosovës deklaratën për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo deklaratë është votuar me 99 vota nga deputetë të të gjitha partive.

Deklarata e plotë:

Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik në seancën plenare të mbajtur me 28.09.2026 nxjerr këtë deklaratë:

Duke kujtuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryt i një përpjekje të gjatë për dinjitet njerëzor, barazi dhe të drejtën e një populli për të vendosur vetëpër të ardhmen e tij, duke rikujtuar se lufta e popullit për liri dhe pavarësi përmes UÇK-së lindi në rrethanat e represionit sistematik dhe krimeve gjenocidiale të Serbisë kur popullit të Kosovës po i mohoheshin të drejtat themelore dhe vetë mundësia për të jetuar i lirë në vendin e tij.

Duke e njohur rëndësinë vendimtare të ndërhyrjes së NATO-s për të ndaluar dhunën ndaj popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit. Duke theksuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëj të vërtetën historike të luftës në Kosovë, Serbia ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit, zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë, masakroi civil të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, dhunë seksuale si armë lufte, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilëve rëndojnë edhe sot mbi mijëra famije në Kosovë.

I bindur se respekti i shtetit të së drejtës, përfshinë edhe të drejtën dhe përgjegjësinë për të kundërshtuar me mjet eligjore dhe institucionale një aktgjykim që vlerësohet i padrejtë, liria dhe Pavarësia e Kosovës janë të lidhura ngushtë me sakrificën e brezave, me rezistencën politike dhe paqësore të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova me luftën e UÇK-së dhe me mbështetjen vendimtare të aleatëve tanë, përfshirë NATO-n.

Kuvendi i Kosovës miraton këtë deklaratë: Kuvendi i Republikës së Kosovës si institucioni përfaqësues i qytetarëve dhe shprehje e vullnetit të tyre demokratik, shpreh shqetësimin e tij të thellë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimit. Konsideron si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal. Kërkon nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarirn të gjitha veprimet e nevojhshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe pastërtisë së luftës së UÇK-së.

Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të së cilës të bashkërëndohen të gjitha veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike me luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.

Në Kosovën e viteve 1998-1999 ekzistenca e një ndërmarrje të përbashkët kriminale për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, është vërtetuar tashmë me aktgjykimet e tribunalit ndërkombëtarpër ish-Jugosllavinë ndaj drejtuesve politik, ushtarakë dhe policor të Jugosllavisë dhe Serbisë.

Ajo u zbatua përmes strukturave të një shteti që kishte nën kontroll ushtrinë, policinë dhe mjetet e tjera të pushtetit. Ky është konteksti historik dhe gjuhësor që duhet të mbetet i qartë sa herë flitet për luftën në Kosovë.

Kërkon nga Dhomat e Specializuara të respektoj mandatin në përputhje me Kuvendin e Kosovës, kundërshton çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën historike të Kosovës për ë vënën nën dyshim luftën e saj çlirimtare apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që shtypi atë.

E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuerve për një gjykim të drejtë i përkasin të njëjtës Republikë. Kuvendi do t’i mbroj të trija pa kompromis.