Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona

Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë kanë realizuar një operacion  policor në Isniq të Deçanit. Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar dy persona, të dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”. “Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar: – 7 bimë narktotike…

Lajme

28/09/2026 12:13

Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë kanë realizuar një operacion  policor në Isniq të Deçanit.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar dy persona, të dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

“Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar:

– 7 bimë narktotike të kultivuara;

– 28.6 gramë substancë naroktike të llojit marihuanë dhe

– paisje të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur për perpunimin e substancave.

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e angazhuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me narkoktikët, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik”,thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: