Deklarata për çlirimtarët, Rugova: Duhet votuar, por ta shohim si po koordinohet teksti
Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova ka arritur në Kuvendin e Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet Deklarata e Përbashkët për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Me të arritur, Rugova është pyetur nga gazetarët nëse do ta votojë këtë Deklaratë. Me këtë rast ai u përgjigj shkurt se duhet…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova ka arritur në Kuvendin e Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet Deklarata e Përbashkët për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Me të arritur, Rugova është pyetur nga gazetarët nëse do ta votojë këtë Deklaratë.
Me këtë rast ai u përgjigj shkurt se duhet me e votu, por “ta shohim se si po koordinohet teksti”.
“Te shohim me GP jemi duke shkuar në mbledhje, por patjetër që duhet me e votu, por ta shohim se si po koordinohet teksti një herë”, tha ai për gazetarët.
Pos tjerash, ai u pyet rreth çështjes së presidentit, për çka tha se është mirë që të zgjidhet kryetari i vendit, sipas tij, “që të shmangen zgjedhjet për hir të popullit dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”.