Kurti takohet veçmas me Abdixhikun e Hamzën një ditë para seancës së Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot liderët e partive opozitare. Saktësisht, këto takime i ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Lajmi.net përmes burimeve të veta ka mësuar se takimet janë realizuar veçmas dhe jo të tre sëbashku. Këto takime janë mbajtur një ditë para se…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot liderët e partive opozitare.
Saktësisht, këto takime i ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Lajmi.net përmes burimeve të veta ka mësuar se takimet janë realizuar veçmas dhe jo të tre sëbashku.
Këto takime janë mbajtur një ditë para se të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të betohen deputetët e rinjë dhe do të emërohet nënkryetari i Kuvendit nga PDK.
PDK ka proceduar në kuvend kërkesë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërkaq nuk dihet nëse kjo do të trajtohet nesër në Kuvend.
Kjo seancë e nesërme është pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka thënë se Kuvendi është konstituuar me vonesë ndërkaq Qeverinë e ka parë si kushtetuese.
Kushtetuesja ka thënë se afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është 6 tetori.
Deri më tani, as Kurti, as Hamza e as Abdixhiku nuk kanë dhënë detaje për këto takime. /Lajmi.net/
