“Ne nuk harrojmë”, përurohet sonte kënga kushtuar të rënëve gjatë luftës
Sot, në ditën kur përkujtohet krimi e gjenocidi në Abri të Epërme, Qendra “Gjenocidit në Kosovë-Plagë e Hapur” përuron këngën “Ne nuk harrojmë”, kushtuar të gjithë të rënëve gjatë luftës çlirimtare. Ky promovim mbahet sot në AMC Hall, rruga Cërriku në Obiliq, prej orës 18:00, me yjet e kulturës muzikore: Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri, Kastriot…
ShowBiz
Sot, në ditën kur përkujtohet krimi e gjenocidi në Abri të Epërme, Qendra “Gjenocidit në Kosovë-Plagë e Hapur” përuron këngën “Ne nuk harrojmë”, kushtuar të gjithë të rënëve gjatë luftës çlirimtare.
Ky promovim mbahet sot në AMC Hall, rruga Cërriku në Obiliq, prej orës 18:00, me yjet e kulturës muzikore: Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë NikPrelaj dhe Selami Kolonja.
Sipas njoftimit, për këtë ngjarje nga Danimarka kanë udhëtuar intelektuali danez që mori pjesë vullnetarisht si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i dekoruar nga Presidenca e Kosovës për kontributin e tij në çlirimin e vendit tonë, Niels Henrik Hooge; historiani dhe ekspertin e çështjeve ballkanike, danezi Tue Magnussen dhe shkrimtarja nga Galicia e Spanjës, autore e librit “Mirupafshim në Kosovë”.
“Në këtë manifestim do të merr pjesë edhe gazetari britanez, Vaughan Smith, i cili bëri filmimet gjatë krimit të gjenocidit në Prekaz, në lagjen e familjes Jashari”, thuhet në njoftim.
Përveç nderimit që u bëhen të rënëve, ky manifestim është apel për ngadhënjimin e drejtësisë së vërtetë: dënimin e kriminelëve të vërtetë që kryen gjenocid në Kosovë dhe lirimin e çlirimtarëve.